PERICA e IVICA, një mision i përbashkët për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës

Nga Salih Kabashi –

Këtij diplomati të ish-Qeverisë Thaçi, i quajtur herë Pero, herë Pericë e ndonjëherë edhe Petrit Selimi, i dukej pak që të zgërdhihej vetë në foton me më të afërmin e kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, Ivica Daçiqin, por aty në selfijen e tij idioteske e të turpshme kishte sjellë të birin e tij-foshnje.

Me Haradinin e Thaçit-Veselit e me ekipin e tij qeveritar Perat e Pericat, të pabesë me Kosovën, veçse janë shtuar.

Nga këta nuk duhet kërkuar dorëheqje, këta duhet të rrëzohen me revoltën e fuqishme e të pandalshme popullore.

Përndryshe, nëse nuk i ndalni, këta kumbarëve e pobratimave të tyre të rinj, nuk do t’ua besojnë vetëm fëmijet e tyre, siç do bënte Pero Selimi, por këta Daçiqit, si lëndë djegëse për krematoriumet serbe do të ju dorëzojnë edhe juve bashkë me fëmijët tuaj si dhe Kosovën anë e mbanë.