Ndërtuesit e rratheve të lashtë prej guri të Britanisë si Stonehenge, kanë përdorur Teoremën e Pitagorës 2000 vjet para se të lindte filozofi grek

Nga Sokol Neçaj – New York

Një libër i ri, Megalith, rishqyrton gjeometrine e monumenteve të lashta neolitike dhe arrine në përfundimin se ato janë ndërtuar nga astronomë te sofistikuara që kuptonin ciklet e gjata henore, diellore dhe eklipset dhe ndërtuan kalendarë gjigant guri duke përdorur gjeometri komplekse. Një kontribues, eksperti Robin Heath madje thote se ekziston një trekëndësh i madh i Pitagorës në peisazhin britanik, qe lidh Stonehenge, vendin nga u moren gurët Preseli Bluestone në Uells dhe Lundi Island, një vend i rëndësishëm parahistorik. Zbulimi i Pitagorës se shuma e dy brinjeve te e një trekëndëshi kendrejte eshte I barabarte me katrorin e hipotenuzes është përdorur për mijëvjeçarë për të ndihmuar ndërtuesve qe të arrijne kend te drejte te përsosur.

Libri i ri, i publikuar sot që përkon me solsticin e sotme të verës, tregon se si në një nga personifkimet e hershme te Stonehenge-s, që daton nga viti 2750 BC, aty qëndron një drejtkëndësh prej katër blloqe gurësh, që kur ndahet për gjysmë diagonalisht formon një trekëndësh të përsosur Pitgorian 5:12:13 . Tetë linja të cilat rrezatojnë nga drejtkëndëshi dhe trekëndëshat gjithashtu janë ne nje linje te përkryer me datat e të rëndësishme te kalendarit neolitik, të tilla si solsticet verore dhe dimërore dhe ekuinokset pranverore dhe të vjeshtës. Ata gjithashtu shënojnë Imbolc, datën e lashtë për fillimin e pranverës më 1 shkurt, Beltane, ose Ditën e Majit, festën e prodhimit, fillimin e korrjes së grurit dhe Samhain, 31 tetor, e cila tradicionalisht shënonte kohën kur bagëtia ulej nga kullotat verore dhe thereshin për dimer.

Ne e shohim trekëndëshat dyshe dhe kateroret e përdorur, të cilat janë versione të thjeshta të gjeometrisë se Pitagores. Dhe pastaj kemi këtë sintezë të faqeve të ndryshme të numrave diellore dhe hënore. Stonehenge ishte observator i madh qe vinte ne linjë me lëvizjen e diellit, hënës dhe planeteve

Gati dy milje në veri-lindje të Stonehenge, ndodhet Woodhenge, e cila gjithashtu u ndërtua duke përdorur një trekëndësh me raporte 12:35:37. Trekëndëshat Pitagorian gjithashtu janë gjetur në Avebury, ne unazën e brendshme të tempullit Druid në Inverness, ne Castlerigg në Keswick, Cumbria, Barbrook, në Derbyshire, Borrowston Rigby, në kufijtë skocez dhe ne Daviot ‘B’, në Aberdeenshire.

Si pasojë shumë rrath guri ‘nuk ishin plotësisht rrethor, por janë krijuar nga gjeometria e trekëndëshave Pitagoriani shpesh në numra të plotë të jardeve megalitik (2.72 feet) të cilat ndoshta përcaktoheshini duke përdorur litarë dhe shtylla.

Gurët e mëdhenj të Stonehenge gjithashtu ishin të rrethuar dikur nga 56 shtylla prej druri apo guri, të cilat mund të jene përdorur për të parashikuar eklipset, si dhe treguar pozitën e Diellit dhe fazat e Hënës. Dhe guri blu ne forme patkoi në qendër mendohet se përmbante 19 gurë që përfaqësojnë numrin e viteve që i duhet diellit dhe ciklit hënor për të pershkuar nje rreth të plotë dhe rifilluar perseri.

Njerëzit i shohin ndërtuesit e Stonehenge si barbarë, kur ne fakt ata ishin shumë të ditur dhe kjo gje eshtë harruar.