Në Vuthaj filloj vendosja kulmit të ri shkollës së fshatit

Nga Esad Gjonbalaj

Sot në Vuthaj filluan punimet për vendosjen e kulmit të shkollës katër vjeçare të fshatit. Gjendja e kulmit të shkollës ishte jashtëzakonisht e keqe që paraqite edhe rrezik permanent për vogëlushet dhe personelin e shkollës.

Ky investim është duke u bërë nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi në bashkërendim me institucionet komunale të Gucisë sektori për arsim dhe kulturë. Shkolla në Vuthaj edhe hapësirat e brendshme i ka në gjendje jo të mirë dhe do ishte mirë që në një të ardhme të bëhet një aksion nga diaspora për tu krijuar kushte sa më të mira nxënësve që vijojnë mësimin këtu;

Vuthaj 23 Qershot 2018

Esad Gjonbalaj