Sak Faslia me Rugovasit në mbrojtje të Pazarit të Ri në fundvitin 1941

Nga Fazli Muriq

Rugova si një Krahinë e vogël malore e cila shtrihet në vargmalet e Alpeve Shqiptare në veriperëndim të Pejës,e cila fillon nga Lumë-bardhi dhe kalon përmes kësaj krahine e qe është njëra prej krahinave me të bukura, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe me gjerë, është  ndër krahinat më të njohurat për luftëra e beteja në mbrojtje te Mëmëdheut. Shtrirja e Rugovës në hapësirën e saj gjeografike, dikur ishte  shumë  më e madhe,por pushtimet e një pas njëshme bënë qe kjo krahinë të mos lihej e të shtrihej deri atje  ku e kishte shtratin e vete atnor.

Ajo ishte pjesë edhe e Lidhjes se Pejës BESA-BESË dhe nder më aktivet si në Kuvend ashtu edhe në sigurimin e mbarëvajtjes se saj, në krye me Kadri Bajrin,Sadri Elezin etj. Në kuvendin e Verrave të Llukës Rugova përfaqësohej nga Sadri Elezi i Malajve. Rugovasit ishin edhe në Kuvendin e Junikut në krye më Hysë Selimin. Më rastin e ngritjes se Flamurit në Vlorë dhe shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë Rugovasit ishin prezent në krye me Ker Sadrin e Sadri Bardhit, njërin më të kërkuar  të pushtetit SKS-es.

Pa Rugovas nuk u mbajt as Kuvendi i Lidhjes se Dytë të Prizrenit,aty ku ishte Sali Rama i Bogve. Përveç Kuvendeve Rugova ishte kudo nëpër luftëra e beteja e sidomos nëpër ato kundër armikut malazias,qe nga luftërat e Moraçës, Beranës, Nokshiqit, Shekullarit, Moknave e sa e sa të tjera të zhvilluara në ato kohëra të lashta e të vështira. Lufta e Nokshiqit ishte lufta e parë në shkallë gjithëkombëtare pas LSHP-ës,aty ku rugovasit ishin nder më të dalluarit, në krye më Sali Jahën, Çelë Shabanin, Kadri Bajrin, Demë Isufin, Rexhë Avdinë, Kajë Galën e tj.

Ishin disa nga të bëmat e shumta të luftëtarëve trima të Rugovës, qe Rugovën e bënë njërën prej krahinave më të njohura të trojeve shqiptare, dhe e sollën deri të Lufta e Dytë Botërore, kur për Kosovën dhe viset e saja shqiptare edhe pse nën juridiksionin e të huajve filloi një jetë pakë sa më e lirë.  Përsëri ishin të bëmat e Rugovës Kreshnike qe armiku serbo sllav të përqendrohet më forcat më të mëdha për gjatë kufirit të saj me Malin e Zi,andej ka Rugova,por jo vetëm kaq, këto të bëma ishin qe edhe forcat mbrojtëse të përqendrohen në mbrojtje të këtyre viseve.

Tani më Rugova nuk përfaqësohej më me luftëtarët e lartpërmendur por nga bijtë, nipat e stërnipat, pasardhësit e tyre. Lufta e Dytë Botërore bëri qe në Rugovë tani të dalin në skenë shume luftëtar të tjerë me në Krye Sak Faslinë të nipin e Bajraktarit të Rugovës Sali Jahës,të njohur dhe të emëruar Bajraktar të Rugovës edhe zyrtarisht nga shteti amë Shqipëria. Po Sak Faslia nuk ishte vetëm ai i cili luftoi vetëm për Rugovë dhe në Rugovë por edhe më gjerë. Ja një letërnjoftim i shkurtër për Sak Faslinë, Bajraktarin e Rugovës i cili nuk e ndali luftën kundër armikut serbo-malazias as në Pazar të Ri,krah për krah edhe më një ideolog të çështjes kombëtare  Aqif  Blytën.

Sak Faslia lindi në Koshutanin Heroik të Rugovës Kreshnike në vitin 1885. Është i nipi i Sali Jahës ish Bajraktarit të më parshim të Rugovës. Si i ri mori pjesë në Luftën e Beranës 1911 ku edhe u dekorua për guximin  e ti heroik kundër armikut. Mori pjesë edhe mbrojtjen e Shkodrës 1912-13. Ishte edhe bashkëluftëtar i Isa Boletinit, pastaj ishte edhe në Zonën Neutrale të Junikut.  Më 1. Korrik 1941, emërohet edhe zyrtarisht Bajraktar i Luftës për Rugovë. Më 16. Korrik kur Morina më rrethinë kërkoi ndihmë për mbrojtje nga armiku malazias Sak Faslia emërohet Bajraktar i forcave luftarake vullnetare të Dukagjinit e Potgurit.

Sukseset dhe guximi i ti luftarak bëri qe Sak Faslia për armikun të mbetet mit i pathyeshmërisë se ti në balle të armikut. Për ketë arsye Sak Faslisë i kërkohet dyluftim nga Vukosav  Keniqi të cilin Saku e kishte lanë për të vdekur. Të gjitha këto të bëma ishin motive qe me tu dëgjuar zëri i kushtrimit nga Aqif  Blyta për mbrojtjen e Pazarit të Ri në krye të forcave rugovase përsëri të jetë Bajraktari i Rugovës Sak Faslia,i cili tashme ishte bërë protagonist i të gjitha luftërave dhe figura më emblematike për luftëtarët e Lirisë.

Si kudo nëpër viset shqiptare Etnike qe behej luftë për jetë a vdekje,ashtu veprohej edhe në Rugovën Kreshnike,të cilës nuk iu ndan  luftrat e betejat gjatë gjithë të kaluarës se saj historike si nëpër vijat frontale ashtu edhe nëpër kuvende ku shqyrtohej çështja kombëtare.

Edhe pse  për ketë trevë shumë pak u fol dhe u shkrua,për çka edhe të dhënat janë shume të mangëta,një gjë dihet,se kjo krahinë,emri i se cilës në çdo kohë ishte në hyrje,apo thënë ndryshe kryerresht i Lëvizjeve të mëdha Kombëtare, Lëvizje të cilat dridhen themelet e shteteve fqinje,e sidomos atyre shteteve të cilat na mbanin të pushtuar shekuj më radhë qe nga perandoria otomane e këndej.

Ishte Rilindja  Kombëtare ,ajo e cila mblodhi bijtë me të devotshëm  të Kauzës sonë kombëtare,ata të cilët hodhën mbi supet e veta,barrën me të rendë,ate të çlirimit kombëtar. Viti 1878,ishte viti i kthesave të mëdha historike,kur më 10. Qershor të po këtij viti,në krye me Ajkën shqiptare ishte mbledhur në kuvendin e LSHP-ës,e qe përfaqësohej nga të  gjitha krahinat e viseve shqiptare pa dallim të besimeve fetare,në të cilin ishte edhe Rugova në krye me bajraktarin e saj paraardhësin e Sakut, Sali Jahën e Çelë Shabanin.

Rugova ishte kudo,jo vetëm nga kjo kohë e cila në mbamendjën e popullit është e freskët,por edhe nëpër luftëra të tjera të cilat për rugovasit janë të pa harruara qe nga luftërat e Moraçës, pastaj të Beranës,Shekullarit, të Suçeskës në të cilën heroikisht bie-kallet në Kullën e Barutit Zhujë Selmani, njëri prej kamikazëve të parë shqiptar, pastaj në luftën e Nokshiqit ku rugovasit ishin nder me aktiv përsëri në krye me Sali Jahën,Çelë Shabanin, Kadri Bajrin, Demë Isufin, Rexhë Avdinë, Kajë Galën e sa e sa luftëtar të tjerë qe më emrin e tyre sot mburret mbar populli shqiptar.

Rugova ishte edhe në Kuvendin e Lidhjes se Pejës,Besa-Besë,në krye me Kadri Bajrin, Sadri Elezin, Rexhë Avdinë etj. Në Verrat e Llukës në Krye me Sadri Elezin,në Vlorë rugovasit ishin të prirë nga Kerë Sadria, Në Junik Hysë Selimi,në Lidhjen e Dytë të Prizrenit me Sali Ramën e kështu më radhë deri në ditët tona. Vlen të potencohet se për pushtuesit sllav nga kryengritësit shqiptare të pushtetit serbo-kroato-slloven nder më të kërkuarit ishte Kerë Sadria i Sadri Bardhit.