Rrugë makine për Curraj Epërm: dikur ishte ëndërr, tani realitet

Zona e Nikaj-Mërturit po bëhet shembull në krahinat e Shqipërisë.
Banorët dhe të larguarit nga zona po rikthehen jo vetëm fizikisht, por edhe me mundësitë e tyre financiare për të kontribuar në ndërtimin e disa rrugëve që do i japin frymarrje kësaj zone tashmë turistike.
Nikaj – Mërtur këto dy fise po “ringjallen” nga një braktisje, diku për fajin “e vet” dhe kryesisht për fajin e një politike në letargjinë e tejzgjatur ndër vite.

Dua të shpreh mirënjohjen me të thellë për Kryetarin e Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj dhe gjithashtu për kordinatorin e Njësisë Administrative Nikaj Mertur z. Gjovalin Gjeloshi.

Në emër të Shoqatës Nikaj-Mërtur ju bëj thirrje për kontributin e të gjithëve për ndërtimin e kësaj rruge, kësaj ëndrre qindra vjeçare të të parëve tanë, në veçanti Komunitet nga Curraj Epërm kudo që jetojnë, të kontribojmë të gjithë sipas mundësive dhe dëshirës.
Zoti e bekoftë Nikaj – Mërturin dhe çdo kontribues në këtë nismë.

Ne nuk mund të bëjme punë të mëdha, Por ne mund të bëjmë punë te vogla me dashuri të madhe
(Shen Nënë Tereza)

Me respekt:

Dr. Mhill Gecaj