“Amaneti i Skënderbeut”

Këto ditë doli nga shtypi vëllimi poetik i Myftar Gjonbalajt, me titullin “Amaneti i Skënderbeut”.

Ky libër, sëbashku me tre të tjerët: Ëndrra të Vrara” (Tregime e novela), “Dilema hamletiane” (poezi e poema), “Mos harro” (poema e poezi), do të promovohen më 5 korrik 2018 (ditë e enjte, ora 18.00) në ambjentet e Klubit të Artit e Kulturës “Sigal”.

Organizatorë të kësaj veprimtarie promovuese do të jenë Klubi i Artit e Kulturës “Sigal në Durrës në bashkëpunim me Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve në Durrës.

(Valdet Ermali)

(Në foto: Libri. Autori Myftar Gjonbalaj. Klubi i Artit e Kulturës Sigal në Durrës).