Përpara se të udhëtoni në një vend të caktuar, sigurohuni se cilat gjëra lejohen dhe cilat jo

Nga pirja e duhanit në plazhet e Tajlandës deri tek marrja me vete në kthim e monedhave të vjetra turke. Ja se cilat janë disa prej gabimeve që konsiderohen si thyerje e ligjit dhe që mund t’i dërgojnë turistët në burg, teksa janë nisur me pushime.

Shoqata e udhëtimit ABTA është duke i paralajmëruar turistët që të kenë shumë kujdes përpara se të udhëtojnë në një vend të caktuar, sepse ka disa gjëra të cilat mund të konsiderohen si thyerje e ligjit të atij shteti dhe mund t’i dërgojnë turistët në burg.

Një gjë e tillë vjen menjëherë pasi shumë destinacione të famshme turistike i kanë përmirësuar ligjet e tyre të turizmit, në mënyrë të tillë që ta mbrojnë vendin e tyre nga flukset e turistëve sidomos gjatë sezonit turistik.

Për shembull, në janar të këtij viti, autoritetet e Tajlandës prezantuan një ligj që ndalonte pirjen e duhanit në plazhe në shtatë prej destinacioneve kryesore të tilla si Phuket, Koh Samui dhe Krabi.

Të gjithë atë turistë që kapen duke pirë duhan në plazhe, sidomos në ato zona që janë të specifikuara se nuk lejohet do të gjobiten më një vlerë deri në 2,350 paund, ose deri në një vit në burg.

Ndërkohë penalitetet në rezortin Magaluf, të Majorkës janë rreth katër herë më të larta në krahasim me një vit më parë, si edhe kontrollet mbi konsumin e alkolit në ambiente publike dhe në plazhe janë rritur shumë.

Në Kroaci, të ecësh në rrugë pa bluzë ose me kostum banjoje është rreptësisht e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.

Të gjithë ata që vendosin të vizitojnë Hollandën të mos bëjnë gabim të konsumojnë drogëra të ndryshme në publik, sepse edhe nëse një gjë e tillë është e lejueshme në disa qytete, kosnumimi i drogës në publik konsiderohet si diçka shumë ofenduese.

Ndërsa në Turqi, monedhat e vjetra ose “thesare” të tjera të gjetura gjatë vizitave në qytete të ndryshme nuk duhen marrë me vete gjatë kthimit, të paktën pa u siguruar që ligjet vendase e lejojnë një gjë të tillë.

Për shembull, shitja dhe eksporti i sendeve antike nuk lojohet me ligj dhe është i dënueshëm nga pesë deri në dymbëdhejtë vjet burgim, ose kundrejt pagimit të një gjobe të lartë.

Paraljmërimi nga agjencia ABTA vjen, sepse numri i turistëve që po gjobiten kur shkojnë më pushime në vende të ndryshme po rritet gjithënjë e më shumë, gjë kjo e cila ndodh edhe sepse një numër i lartë prej tyre nuk i kontrollojnë fare rregullat e vendit që do të vizitojnë, dhe mbi të gjitha ato që janë të ndaluara.

Kështu për shembull, një nga tre turistë anglezë u shprehën se gjobiten kur shkojnë me pushime sepse ata nuk i kontrollojnë aspak rregullat që ato vende kanë vendosur për turistët.

Nikki White, drejtor në ABTA shprehet se edhe nëse ju keni vizituar një vend të caktuar mbi një herë, këshillohet që përpara se ta vizitoni atë sërish të kontrolloni në lidhje me rregullat që ai ka për turizmin, sepse çdo gjë mund të ndryshojë, jo vetëm nga viti në vit por edhe nga muaji në muaj.