Nga Besmir LUSHAJ
Boban dhe Prosineçki ishin kroatët ku mbështetej shkëlqimi i ish Jugosllavisë.
Në botërorin e 1998-ës, dërrmuan Gjermaninë për t’u eliminuar në gjysmëfinale nga Franca me golin e Lilian Turam në kohën shtesë. Kishin një Davor Shuker përbindësh në sulm.
Kanë vite që prodhojnë lojtarë të nivelit të lartë.
Dolën nga lufta shkatërrimtare me Serbinë. Ndërtuan shtet të së drejtës. Nuk kanë lider historik, as udhëheqës të lavdishëm si ne. Kanë ish kryeminstrin dhe ish kryetarin e Bashkisë së Zagrebit në burg. Nuk kanë lejuar asnjë udhëheqës politik serb të shkelë në tokën e tyre pa kërkuar ndjesë për krimet e luftës dhe gjetur të zhdukurit. Popull i devotshëm.katolik. Me referendum refuzuan ligjërimin e të drejtave të homoseksualëve. Pagën mesatare 700 euro.
Janë dinjitozë kroatët, popull vital dhe i dashur prej vet Zotit.