Beyonce dhe Jay Z publikojnë albumin e tyre të përbashkët “Everything is Love”

Beyonce dhe Jay Z apo të ashquajturit “The Carters” kanë sjellë projektin e tyre më të ri.

“Everything is love” apo në shqip “Gjithçka është dashuria”, është publikuar ekskluzivisht në platformën Tidal të shtunën.

Pasi publikuan albumet solo të tyre, “Lemonade” në vitin 2016 dhe “4:44” në vitin 2017, super çifti kanë lansuar nëntë këngë të përbashkëta në këtë album.

Këngët që janë përfshirë në këtë album janë “Summer”, “Boss”, “Nice”, “Friends”, dhe “Apeshit”.

“The Carters” kanë konfirmuar albumin në Londër gjatë turneut “OTR II Tour”.