METAMORFOZAT E NJË TEZE !

(Sa për kujtesë)

Nga ILIA KARANXHA

Unë : Më 2009 dolën dy shkrime publicitare që eleminonin dualitetin Barlet /Beçikemi.
Ata : Maj 2010 – Konferencë ndërkombëtare në Durrës mbi Marin Barletin e veprën e tij me pjesmarje presidenciale. (Nuk u mbajt asnjë kumtesë për Barletin por thjesht në revista Gjeopolitika n° 6 u riqarkulluan shkrime të ndryshme që shkenca albanollogjike kishte prodhuar deri në ate moment).
Unë : Shtator 2010. Doli në qarkullim monografia “Barleti apo Beçikemi ? Një pështjellim në shkencën shqiptrare”
Ata : Njoftim në shtypin e kohës për një konferencë ndërkombëtare në Tiranë me pjesmarjen e kryetares të Kuvendit popullor e cila kishte siguruar edhe fondet për mbajten e saj. U njoftuan pjesmarsit e parë dhe u deklrau se ishte e hapur për të gjithë.
Unë : Rreth 10 telefonata Firenze-Tiranë për tontatur me organizatorët. Asnjë përgjigje (Sekretarët në biliotekën Kombëtare ishin të gjithë të sjellshëm ).
Ata : Konferenca nuk u bë e gjithçka u tret si kripa në ujë pa lënë asnjë shënjë. Profesorët e mëdhënj u tërhoq.
Unë: Mbeta në shtëpi dhe pagova faturën e telefonit tre fish.
Ata : Porositën pregatitjen e një monografie nga importi për të provuar prezencën historike të të ashtuqojturit Barletit.
Unë : Vazhdova publikimin e artikujve të ndryshëm në lidhje me çështjen Barleti apo Beçikemi duke psuruar gjithmonë e më shumë tezën e re me fakte të reja.
Ata: 2012 – 100-vjetori i shpalljees së Pavarsisë. zhurme e madhe për pavarsinë e në heshtje doli edhe vepra e porositur nga importi pa ndonjë entusiazëm të madh. Pas hamendesimesh të shumtat Barleti u gjendt veçse na paskish qënë pa mënd dhe pa fiqir, bosh dhe pa ide. Engjëllorët e Drishtit më 1555 kishin deklaruar se Historinë e Skënderbeut Barletit ja kishte diktuar në Padova Pietro Engjëlli. Nga zbulimi i ri tani mësohet se Historinë e Skënderbeut ja paska diktuar në Romë humanisti venecian Giroloma Donà dhe vepra u botua më 14 shkurt 1510.
Unë: Në një numur të madh shkrimesh të publikuara në vitet 2012-2017 dhe me publikimin e dy monografive në mars-prill të këtij viti me rastin e 550-vjetorit të Skënderbeut i kushdërshtuam teezat e mësipërme. Në Maj 2018 me shumë pengesa e me vështirësi të shumta realizuam dy promovime të veprave të mësipërme në Shqipëri e cila nga shumë intelektiualë të pavarur u mirëprit pozitivisht si një teze më se e qënësishme në agimet e historiografisë, kulturës e identiteti shqiptar.
Ata: Kësaj radhe nuk u njoftua asnjë kuvënd kombëtar apo ndërkombëtar. Asnjë pjesmarje presidenciale veçse pasnesër me pompa magna e në aula magna do të shkrejnë fishekun e fundit. Nejse nismëtarëve ju urojmë suksese e të njohurrve apo të panjohurve pjesmarje plot zell dhe sa më të madhe.