RAJA

Nga Ndue Vatnikaj

Ku bashkohen Drini e Valbona,
Ku kan rrënjët Treshja e Korja,
Ku shndrit dielli e buzqesh hëna,
Ku rrine bashkë mite e legjënda.

Ku rrjedh koha bash si gurra,
Ku lejnë djel e bahen burra,
Ku lejnë çika e bahen Zana,
Ku rrin bashkë trimnia e kanga.

Refereni…
Raja e moçme djep lavdie,
Djep kulture e historie,
Sofër buke e bujarie.
Jo, si Raja vend nuk ka,
Me 9 kisha e 2 kala.

Ku i ka trojet Dukagjini,
Ku mretroi gjithmon krishtërimi,
Ku janë burrat trima e t’fjalës,
Atje është katundi i Rajës.

O moj Raja e istikamit,
N’kala t’Lekës e Pjetër Shpanit,
Që perkundë gjithmon lavdi,
Kanga ime është për ty.

Ref…..

Ndue Vatnikaj 06 Maj 2018.