“Një lajm i shumëpritur nga të gjithë”…

*Ditën e mërkurë me dt.20.06.2018, do të nisë procesi i punimeve për zbatimin e projektit restaurues të Katedrales mesjetare të Shën Nikollit/Përmendorja e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Normalisht që Memoriali do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët.

*Lajmi vjen i konfirmuar nga drejtuesi i kompanisë ndërtimore “KAEXH” që është shpallur fituese e tenderit të IMK, Z.Kapllan Cuku, me të cilin sapo zhvillova një takim konsultativ në ambientet e Përmendores së Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Zbatimi i projektit pritet të zgjasë 180 ditë nga data e fillimit të punimeve, pra në prag të Krishtlindjeve, gjithçka do të jetë gati dhe mrekullisht bukur…

*Për çdo detaj tjetër të rëndësishëm, do t’u njoftoj në vazhdimësi.

Nga Paulin Zefi