Vonë

Vonë àsht e nesërmja, kush e di sa vonë .
me e pritë me ardhë , kur ardhjen s’premton .

Vonë àsht edhe sot , ta dish se àsht vonë
n’koftë se edhe t’sotshmes nuk do t’dimë çka i thomë

Vonë àsht ,qefi me u kthye mrapa n’kohë, tepër vonë
sepse koha s’ka kohë me ndjekë qefin tonë .

Vonë àsht me e kthye fjalën , kush e di sa vonë
kur ajo del prej goje e ndahet me t’zonë .

Vonë àsht me i thanë t’tana prejheri , ti se di sa vonë
sepse edhe po i the kush s’muj t’kupton.

Vonë ka me kanë kur t’fundit frymë t’marrim , medet sa vonë
me u bà pishman për sa e sa t’keqen tonë.

Vonë àsht për shum’çka , nji Zot e di sa vonë
por për me kanë njeri , herët àsht gjithmonë.

| Besart Tafaj |