Të flas, të mos flas, të flas të mos flas…

Nga Ragip RUGOVA

Po flas se kopa: ky far Kostadin Grillo – komentator i futbollit nga Tirana, i cili qenka deklaruar publikisht si tifoz i kombëtarës futbollistike të Serbisë, le që ka thënë çfarë ka thënë, por nuk i han fjalët as për një milimetër edhe gjatë intervistës mjaft të mirë që i bën Kushtrim Sadiku në Info Magazinë të Klan Kosova.

Dhe le që nuk zbrapsët, por intervistën e shfrytëzoi të bën avokati pro serbe, pro sportit serb dhe pro komentatorëve dhe menaxhmentit sportiv serb. Në një moment madje e lavdëroi edhe policinë serbe e cila e paska marrë në mbrojtje nga “një grup të cilin ne nuk mund e kontrollojmë” – si i kan thënë këta!

Në fund as që i shkon mendja të kërkojë falje. “Nuk kam ndonjë gjë për të kërkuar falje”! Porka mizeria! Fujjjjj…

Po, që mos t’ia ha hakun… Nuk harroi, madje tri herë, që t’ua urojë të gjith kosovarëve Bajramin!

“Unë jam ortodoks, e kam gruan myslimane – gjakovare… E flas serbokroatishtën…”

….

P.S. Ja kështu duhet të përmbaheni, kështu si unë. Kur doni t’i thoni dikujt ‘qen bir qeni’, ju thjesht mos e thuani, përmbahuni
(Në foto: Ragip RUGOVA)