Amerika e Bill Klintoni

Nga Isa Breçani – New York

N’fole t’shqipeve të Kastriotit

Sot me vargjet e rapsodit

Me respektin e gjithë kombitJa këndojmë kangen Bill Klintonit.

Bill Klintonit e Amerik’s
Bashkë me NATO-n n’ histori
Kush më pak e kush më tepër
Për Kosoven e dhanë ndihmesen.

Sulmi i Natos filloi nga detet
Për Serbinë ranë termete
Me tekniken bashkëkohore
Larguan serbin prej Kosove.

Me planin “sekret” e “strategjik”
Bazat serbe i kanë goditë
Thue termetet po bien n’ Kosovë
Kur avionët e NATO-s bombardojnë.

Kësaj Serbie i erdhi fikja
N’ballë të Natos -Amerika
Amerika e Bill Klintoni
Lum e lum po banë kombi.

Në ditët më të veshtira të Shqiptarisë
Mirë ja dhanë hakun Serbisë
Ndihma e tyre vendimtare
Bashkë me luften çlirimtare
I gëzoi krejt trojet shqiptare.

Kuptimplote,kenaqësia e popullit
Rrnoftë e koftë Bill Klintoni
Bill Klintoni,Klark dhe Kuk
Për Kosoven s’harrohen kurrë.

Firma e artë e Havier Solanes
Dritë për jetë Kosovë nanes
Se këto troje të Pellazg -Dardanit
S’janë t’krajlive as të Sllobodanit.

Amerika fuqi botërore
Liri, shpresë solli n’këto troje
N’histori t’kombit t’shqiptarit
Emri i saj me shkronja t’arit.