Jeta në Planetin e Kuq, Mars

Kërkimi për jetën jashtëtokësore bëri një hap të rendesishëm përpara këto ditë, me publikimin e dy studimeve të veçanta që mbeshtetnin çeshtjen që jeta është ose ishte një mundësi, nëse jo një realitet, në fqinjin tonë të kuq Mars.

Një studim konfirmoi ekzistencën e materialeve organike në shkëmbinjtë 3.5 miliardë vjeç të Planetit të Kuq. Studimi tjetër konfirmoi ndryshimet sezonale në metanin atmosferik të Marsit, i cili në Tokë është pjesërisht produkt i proceseve biologjike.

Edhepse as njera nuk dëshmon përfundimisht se jeta ekziston tani ose ka ekzistuar ndonjëherë në fqinjin tonë të afërt, ato përbëjnë një hap më afër provave të mundshme, të cilat nuk mund të vijnë në një njoftim të vetëm të madh, por më tepër në një seri njoftimesh të vogla si këto.

 Sokol Neçaj – New York