MËNGJESI I KËTI MËNGJESI

Nga Zenun Hysenukaj – Tiranë

Dola heret këtë mëngjes.
Të pa shtëpitë urinonin rrugës.
Patrullat e policisë akoma s’kan pushue.
Pastruesit e rrugëve fërkojnë sytë e përgjumur.
Spitalet akoma s’kan fillue popullimin.

Në lokal
Kamarjeri pështynë lëvozhga kikiriku.
Kravata e tijë çrregullohet mbi arken e regjistrimit.
Tavllat e duhanit avullojnë kancer.
Bishtat e nxirë të cigareve nxjerrin nikotinë.

Njerëz të heshtur në lokal.
Flasin me vehten.
Sejcili në mbretërinë e vet.
Dikush,
e shijom mëngjesin me të hidhuren e kafes.
Dikush,
në cepin tjeter flet në telefon.Alo alo grua…….
Dikush,
me kufje në vesh ritmon Noizin.
Dikush thith një puro në lumturinë e hashashit.
Dikudh lexon kroniken e zezë.
Dikush,
në shtyllë ngjet një njoftim për vdekje.
Dikush njofton se i ka humbur qeni.
Dikush më përshëndet mua pa më njohur.
të cilin e falenderova.
Gjithë këtë rutin e përpinë barku i nevojshmërisë.                                                                                                                         Pa tjeter për ta rivjellë mëngjesin e ardhshëm.