Copëza jete nga Kryeqyteti!?

Nga Bislim AHMETAJ – Tiranë

Hyra në një farmaci jo për të blerë ilaçe por për të matur tensionin, pasi ditëve të fundit kam pasur një luhatje tensioni. Farmacistja pas banakut dukej një grua që kujdesej për moshën e saj.
– Doja të masja tensionin në qoftë se keni mundësi.
-Nuk mbajmë aparat tensioni zotëri, mu përgjigjë një zë burri që doli prej gojës së zonjës që kujdesej për moshën e saj.
– Po ilaçe për tension mbani- vazhdova unë.
– Po kemi disa llojesh që fillojnë nga 100 në 1000 lekë të reja.
– Ju jeni farmaci humane apo veterinare?
-Ne jemi farmaci mjekësore zotëri- gërvishi prapë zëri i trashë nga pas banakut.
– E pashë kishit edhe kontratë me IKV-në!!! Dhe dola nga farmacia që më la përshtypjen e një dyqani fshati që shet edhe krypë, edhe vegla pune, edhe rroba të gatshme…