TripAdvisor : Shtetet që ofrojnë shërbimin më të mirë në botë në restorante, në atraksionet kryesore për turistët dhe në akomodim

Sipas një studimi të përvitshëm të kryer nga TripAdvisor, shteti që ofron shërbimin më të mirë ndaj klientëve është Islanda, e cila pasohet nga Irlanda dhe më pas Mbretëria e Bashkuar në vend të tretë.

Por strudimi i TripAdvisor ka shkuar edhe më tej dhe i ka analizuar edhe shtetet që ofrojnë shërbimin më të mirë në akomodim dhe në atraksionet kryesore të vendit të tyre.

Lista me shtetet që ofrojnë shërbimin më të mirë në botë

1. Islanda

2. Irlanda

3. Mbretëria e Bashkuar

4. Greqia

5. Moroko

6. Franca

7. Hollanda

8. Italia

9. Portugalia

10. Belgjika

Lista me qytetet që ofrojnë shërbimin më të mirë në botë në restorante

1. Key West, SHBA

2. Rejakjavik, Islandë

3. Bali, Indonezia

4. Cabo San Lucas, Meksikë

5. Vjenë, Itali

6. Firence, Itali

7. Edinburg, Mbretëri e Bashkuar

8. Amsterdam, Hollandë

9. Dublin, Irlandë

10. Krakov, Poloni

Lista me qytetet që ofrojnë shërbimin më të mirë në botë në atraksionet kryesore për turistët

1. Punta Cana, Republika Domenikane

2. Cabo San Lucas, Meksikë

3. Playa del Carmen, Meksikë

4. Benidorm, Spanjë

5. Rejkjavik, Islandë

6. Nashville, SHBA

7. Myrtle Beach, SHBA

8. Key West, SHBA

9. Kankun, Meksikë

10. Tenerefie, Spanjë

Lista me qytetet që ofrojnë shërbimin më të mirë në botë në akomodim

1. Çikago, SHBA

2. Stokholm, Suedi

3. Mynih, Gjermani

4. San Fransisko, SHBA

5. Singapor

6. Marakesh, Marok

7. Frankfurt, Gjermani

8. Hamburg, Gjermani

9. Uashington D.C, SHBA

10. Taipei, Tajvan

Mbretëria e Bashkuar nuk është se është cilësuar si një prej vendeve më shërbimin më të mirë ndaj klientëve, prandaj edhe listimi i saj në vend të tretë nuk tingëlloi i çuditshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj të cilave është krijuar ideja se ato janë shumë të kujdesshme në shërbimin ndaj klientëve, nuk renditet fare në këtë listë të nxjerrë nga TripAdvisor, me përjashtim të qytetit Key Ëest në shtetin e Floridas, i cili renditet si qyteti me shërbimin më të mirë në botë në restorantet që ka, i ndjekur më pas nga Reikjaviku dhe Edinburgu.

Të gjitha vendet të cilat janë renditur në pozicionet e para të kësaj liste kanë marrë edhe një numër të madh çertefikatash, ku numrin më të lartë e mban Greqia, Monako dhe Franca.

Pas qytetit Key West në Florida, i cili renditet si një ndër qytetet më të mira në botë për shërbimin e restoranteve, vjen Rejkjaviku, Bali dhe Cabo San Lucas.

Si qytetet që ofron shërbimin më të mirë në akomodim renditet në vned të gjashtë Marrakeshi, më pas Franfurti, Hamburgu dhe në të fundit Taipei.

Qyteti me numrin më të madhe të çertefikatave për ofrimin e shërbimit më të mirë në atraksionet kryesore që ofron për turistët renditet Punta Cana në Republikën Domenikane.