Bjeshka dhe vallja janë mbiemri ynë

Nga Pranvera Vatoci

Këto ditë një tjetër perlë e folkut dhe historisë e vendlindjes sime u shpall “Kryevepër e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore Kombëtare”. E pikërisht “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”.

Kjo vepër me vlera unikale nuk është e vetmja që zbukuron e qëndron stoike prej shekujsh në Alpet tona. Atje është shtëpia e Eposit të Kreshnikëve, pikërisht aty Ajkuna qau Omerin. E lotët e saj të kristalta u bënë burim i perjetshëm per Valbonen.

Me këte rast përjetoj lumturin e sinqertë të një femije, se që fëmijë u rrita me keto valle duke imituar zanat e malit në rudinat e bjeshkës sime. Tani edhe bjeshka, edhe vallja janë mbiemri ynë.

E me kete rast mirnëjohja e falënderimi shkojnë për të gjithë ata që mundesuan e dokumentuan shkencërisht monumentimin për jetë të njërës nga vlerat më të çmuara të etnokulturës së veçantë te Malësisë së Gjakovës. I veçante ne ketë gezim ngelet profesori e valltari, koreografi e kulturologu Skënder Haklaj. Me lot e nostalgji kujtojmë, por dhe plot krenari gjithë ata breza kërcimtarësh që sot nuk jetojnë, por që mundësuan ta sjellin të pastër e unike vallen e veçantë të Tropojës. Brezat e sotëm e ata që do të pasojnë, përpos bukurisë së magjishme që na dha Zoti dhe historisë plot lavdi do të mahnisin këdo dhe me këto perla etnokulturore të pashoqe në Univers. /Poligon-al/