Në Britaninë e Madhe gjendet biblioteka e vetme në botë ku mund të flihet në mesin e librave

Bibliotekat gjithnjë janë të bukura ndërsa madhështinë e tyre e  rrisin edhe librat që gjenden në to.

Por, kjo duket të mos i ketë mjaftuar drejtuesve të një biblioteke në Uells, pasi atë e kanë pajisur edhe me shtretër gjumi, për lexuesit e dremitur të cilët duan të pushojnë.

Gladstone në Britaninë e Madhe, llogaritet biblioteka e vetme e banimit në botë, ndërsa me t`u publikuar në rrjete sociale ajo është bërë virale.

Këtë e ndihmoi edhe videoja e cila tregonte dhomat në të cilat lexuesit mund të flinin gjumë!