ZERO

Nga Gjin GJONPALI

Zero
Zero, në mes si varr

Pozitivët – parajsorët
Negativët-ferrtokësorët
Tek Ti ndahen, tek Ti varrosen
– Zero, në mes si varr.

Zero
Zero, në mes si varr
S’e di përse në mes të Europës
Shqipëria ime
Krejt si Ti më ngjan

Zero, në mes si varr…