ME IKË…!

Nga Valbona HYKAJ

Me ikë po due,
larg marres e dreqit,t’birit e t’ligut.
Larg bimës së xeherit,që rranjë ka lëshue,
e gjelbërimin fushës ia ka marrë!
Po due me ikë,
prej njeriut kukull me kollare në fyt,
që rend ditë e natë si merimangë,
e të zhytë në llumin e vet.
Prej dorës tinzare po due me ikë,
që vulën e marres e ka n’ballë,
e me te’ vulos fatin tim,e baltos mëngjesin tim!
Me ikë po due,
larg zhurmës,rrëmujës,protestave zhele,
me shpresën e rreme, se dielli do lindë..!
Po,po due me ikë,
larg natës së frikshme,me andrra të zeza,
se kuçedra kurrë kronin s’ka me e lëshue!
Me ikë po due,
sa ma larg zhgënjimit,
ku mundin e djersën ta groposin shtatë pash’ nën tokë.
Po due me ikë,por ikja më dhemb deri në asht’,
më kërcet kockash,më copton,më bluan,
më ban’ thërrime,më ligështon!
Me ikë po due,
një rruge të re,një shtegu të bardhë,
larg dorës së zezë,që ban’ hije mbi diellin tim,
Se dielli im,ja terron syte!