Njoftim për ndërtim të shtëpisë së familjes Kaçorraj nga Lluka e Epërme e Deçanit

Fillimisht falënderojmë gjithë vullnetmirët që kishin treguar gatishmërinë për ta ndihmuar familjen e Kadri Kaçorraj nga Lluka e Epërme të Deçanit-shkruan në fb, në faqen e tij, Adem Lushaj i Deçanit.
Humaniteti në vepër u tregue edhe kësaj radhe, ngase kishim shumë persona të interesuar në përkrahje të kësaj familje. Mirëpo, në këtë rast, familja e Malë Tahirsylaj, përkatësisht bijtë e tij, nga Isniqi dhe familja e Nezir (Metë) Tolaj nga Belegu, kanë treguar gatishmërinë financiare për ndërtim të shtëpisë së kësaj familje. Shfrytëzojmë rastin që përzemërsisht ti falënderojmë këto dy familje, sikurse gjithë ato familje që ishin të gatshëm në përkrahje materiale dhe morale.

Zoti ua shpërbleftë me të mira!