Akademik Rexhep Ferri në Prishtinë do t’i dhurojë bibliotekën e vet shumë të pasun Bibliotekës “Agim Spahiu” të qytetit të Kukësit

Lajm i mirë nga shkrimtari e historiani Petrit PALUSHI i Kukësit.

Kësaj i thonë me e dashtë Kukësin përnjimend, me zemër e dashni…
Akademik Rexhep Ferri (Prishtinë) do t’i dhurojë bibliotekën e vet shumë të pasun Bibliotekës “Agim Spahiu” të qytetit të Kukësit.
Vetëm fjalë miradije dhe krejt-e-krejt prej zemre për R. Ferrin…

***
Lajm i gëzueshëm, fort i gëzueshëm për qytetarët e Kukësit!
E kishim bisedu ma heret këtë çeshtje dhe ja, mbërritëm në marrëveshje se kjo punë duhet kry!
R. Ferri lindi në Kukës dhe vetëm 3 vjet ka banu aty se framilja e vet u zhvendos. Baba i Rexhepit, në kohë të Zogut ka punu mësues në disa shkolla të Kukësit e Tropojës.
Është qytetar i Kukësit familjarisht (me letërnjoftim, natyrisht).
Në vitin 2015 është nderuar “Personalitet i shquar i Qarkut Kukës”.