Studimi: Higjena e tepërt tek fëmijët mund të favorizojë një lloj forme të leuçemisë

sleeping newborn baby on a blanket

Një studim britanik ka treguar se kujdesi i tepërt ndaj higjenës së fëmijëve të vegjël mund të favorizojë një lloj forme të leuçemisë. Studimi sjell shembullin se kjo sëmundje është më e përhapur tek familjet e shoqërisë së pasur.

“Pjesa më e madhe e rasteve të leuçemisë foshnjore me shumë mundësi parandalohet duke shmangur që fëmijët, në vitin e parë të jetës, të mbrohen së tepërmi nga pikëpamja higjenike”.

Ky është rezultati i këtij studimi britanik të kryer nga Instituti i Londrës për Kërkimet rreth Kancerit, sipas të cilit, përkundrazi, do të ishte e nevojshme të inkurajohej kontakti i foshnjës me të tjerët në mënyrë që të stimulonte në mënyrë korrekte zhvillimin e sistemit imunitar.

Studimi, i publikuar në revistën “Nature Reviews Cancer”, ka ekzaminuar leuçeminë limfoblastike akute, e cila prek një në çdo 2000 fëmijë, duke theksuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes higjenës së tepërt dhe rrezikut të sëmundjes. Drejtuesi i studimit, Mel Greaves megjithatë, theksoi se prindërit e një fëmije që vuajnë nga leuçemia “nuk duhet në asnjë mënyrë të ndjehen fajtorë për sëmundjen e tij”.

Leuçemia limfoblastike akute foshnjore është një formë e rrallë e tumorit me shkaqe ende gjerësisht të panjohura që godet celulat imunitare që na mbrojnë nga infeksionet. Bëhet fjalë për formën më të përhapur të tumorit pediatrik që përfaqëson rreth një të tretën e të gjithë rasteve të kancerit në fëmijë.

Për të mbështetur zbulimin e tij, studiuesi britanikë citon për shembull faktin që sëmundja është më e përhapur tek fëmijët e shoqërisë së pasur dhe tek ata që kanë më pak kontakt me njerëzit. Qëllimi i studimit të tij në fakti ishte që t’i tregonte prindërve se nuk ka asnjë problem që foshnjet të kenë kontakt me njerëz të tjerë.