Nis ndërtimi i StoneCastle Resort

Ka filluar ndërtimi i StoneCastle Resort në Komunën e Rahovecit, i cili është një investim që do të fillojë prej 4 deri në 6 milionë euro. Ky resort do të përmbajë restorante, pishina, fushë golfi e shumë të tjera.

Pronari i StoneCastle, Avdi Gecaj, ka thënë se qëllim i tyre është krijimi i një vendi ku mund të vijnë turistët në Rahovec.

Sipas tij e gjithë puna pritet të përfundojë nga dy deri në tri vjet.

Për të marrë pjesë në fillimin e punimeve për këtë resort ishte edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili në emër të institucioneve të Kosovës ka falënderuar familjen Gecaj për këtë investim të jashtëzakonshëm.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, tha se ky investim nuk është pronë vetëm e Kosovës, por edhe e pjesës tjetër të kufirit.

Ndryshe, përveç këtij investimi, StoneCastle ka investuar edhe në 55 hektarë vreshta të reja./KosovaPress/