Triumfon Veleçiku

Sot u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë sfida mes Shkumbinit dhe Veleçikut, e vlefshme për “play-out”-in e Kategorisë së Parë.

Një përballje dramatike, ku në fund ka festuar skuadra nga Kopliku, e cila ka triumfuar me rezultatin 0-1. 

Goli i Çokajt në minutën e 80-të nga pika e bardhë e penalltisë, i ka siguruar triumfin historik skuadrës së Veleçikut, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë në Kategorinë e Parë.