Adelina Ismaili rikthehet me këngën e saj më të re “T’iqja”.

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili i është rikthyer muzikës, duke publikuar këngën e saj më të re “T’iqja”.

Diva e muzikës shqiptare bëri të ditur pak ditë më parë se ka vendosur t’i rikthehet muzikës me projekte të reja.

Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet Adelina Ismaili.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit “Mate Films”.

“T’iqja” është një këngë thumbuese për femrat e sponsoruara, dhe është shkurtesë e emrit “Hatixhe”.

Adelina jo pak herë ka shprehur realitetin në këngët e saj, dhe duket se ky ka qenë edhe qëllimi i projektit të ri, kënga kritikon femrat që ndonëse nuk punojnë asgjë, tërë ditën postojnë nëpër rrjete sociale fotografi nga vende të ndryshme, me vetura të ndryshme e veshje e aksesorë të shtrenjtë.