MUHAMET MALOS

Emri yt, përngjan me një profet.
Në jetë vjen e ikën i tillë.
Vjen mëngjes e ikën diell…
Nëpër kohëra rritesh Njeri i Mirë.

Tiranë, 7 mars 2018

Dr. Muhamet MALO është një nga humanistët më të mëdhenj të botës e kohës shqiptare;  besimtar bektashi – Njeri i Mirë; kampion i turizmit shqiptar me ngritjen e Teleferikut të Dajtit e hotelerisë së atyshme “Ballkoni i Dajtit”; si mundës ka mbrri titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”; i pari dhe i vetmi në hapësirat shqiptare me një televizion për sportet “TeleSporti”;  i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nderi i Kombit” (2017), i vlerësuar si biznesmen e humanist nga Presidenti Amerikan Barak Obama me Cmimin “Për arritje gjatë jetës” (2016), i nderuar me Cmimin e madh  “Konica” nga ACABS, me Cmimin “Justiniani i Madh” nga AMA, President Nderi i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej vitit 2003); etj. Sivjet, më 7 mars 2018, nga Familja, miq të tij të shumtë, personalitete nga fusha të ndryshme, ia përkujtua  me disa veprimtari 1-vjetori i ndarjes së Tij nga jeta (1957-2017).

Ramiz LUSHAJ