POETI AGIM BAJRAMI VJEN ME LIBRIN E RI POETIK “SËRISH…”

Nga Valdet ERMALI

Këto ditë doli në qarkullim vëllimi poetik “Sërish…” i poetit Agim Bajrami. Ne e prisnim një botim të tillë, pasi ky poet gjithnjë na sjell vlera poetike, është mjaft i pëlqyer nga lexuesit e tij të shumtë në shtetet, trevat e diasporat shqiptare!

Poeti i njohur Agim Bajrami na përcjell këtë mesazh: “Miq! Libri im i ri poetik “Sërish…” sapo doli nga shtypi. Për të gjithë të interesuarit ju njoftoj se ky libër nuk gjendet në asnjë library. Kush e dëshiron të më komunikojë në fb. Libri ka 65 poezi dhe për daljen e tij ndihmuan botuesi i shtëpisë botuese “Ada “Roland Lushi, vajza ime Marsilda dhe mbesa Ana. Një falenderim special për sponsorët bujarë Arben Babameto, Gëzim Çela Pëllumb Mane dhe Myrteza Baboçi. Gjithashtu falenderoj edhe ata biznesmenë të suksesshëm që nuk pranuan të më ndihmonin. Zoti ua shtoftë pasurinë dhe injorancën! Flm!” – e mbyll fjalathanien e tij Agim Bajrami, poeti ynë nga Çamëria, që jeton në Durrës dhe i përkushtohet poezisë shqipe, ka emër e lartësi të mirë poetike!