Milani i madh nis nga Cavani. 80 milionë euro për uruguajanin

Edinson Cavani është objektivi kryesor i Milanit për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere Dello Sport” kuqezinjtë pritet të nisin një ofertë prej 80 milionë eurosh për klubin e PSG-së për shërbimet e qendërsulmuesit.
Me ardhjen e Nejmar këtë sezon, Cavani nuk duket të ketë statusin e mëparshëm tek parisienët. Raporti mes Nejmar dhe Cavani nuk ka qenë më i miri dhe kjo është pasqyruar në disa episode gjatë ndeshjeve ku ata janë përplasur verbalisht për ekzekutim goditjesh dënimi ose penalltishë.
Kjo situatë mendohet të ketë shtyrë uruguajanin të kërkojë largimin nga klubi. I gatshëm të përfitojë duket Milan. Tekniku i italianëve, Genaro Gatuzo, ka kërkuar nga pronarët kinezë të klubit të paktën katër përforcime për sezonin e ri. I pari në dëshirat e Gatuzos raportohet të jetë Edinson Cavani.