Mesi, rekordmeni i El Clasico-s dhe favorit për Këpucën e Artë të Europës

Lionel Mesi vijon të jetë makthi i Realit të Madridit. Argjentinasi ishte sërish inspiruesi i Barcelonës në klasiken e mbrëmshme. Ai arriti t’i japë avantazhin e përkohshëm katalanasve me golin e dytë kur djemtë e Ernesto Valverdes po luanin me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq marrë nga Sergi Roberto. Ky gol ishte i 26-i për Mesin në El Clasico-t ndaj Realit të Madridit, rekord për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Po ashtu, goli ndaj madrilenëve ishte i 33-i sezonal për Mesin në La Liga duke e bërë atë favorit në garën pë Këpucën e Artë si golshënuesi më i mirë në ligat europiane. Rivali i tij kryesor mbetet egjyptiani i Liverpulit Mohamed Salah me 31 gola të shënuar.

Burimi: “El Mundo Deportivo”