Çfarë pune bënin VIP-at para se të bëheshin të famshëm

Shikoni listën për të parë se çfarë pune bënin VIP-at para se të bëheshin të famshëm:

Sharon Stone – Sot ajo numëron 40 vite karrierë si një prej aktoreve më të njohura të Hollywood, por kur jetonte në Pensilvani, Stone ka punuar në një prej filialeve të McDonalds në vend.

Madonna- Kur mbërriti në Nju Jork, në fund të vitit 1970, u punësua në dyqanin e ëmbëlsirave “Dunkin’ Donuts”. Gjithashtu vazhdonte audicionet në kompanitë e vallëzimit dhe në vitin 1984 arriti të fitonte një kontratë diskografike si soliste.

George Clooney- Një nga aktorët më të kërkuar, para karrierës së sotme dëshironte të luante bejsboll në Cincinnati Reds, por nuk iu ofrua kontrata. Pas shkollës së mesme, ai mori një punë në një dyqan këpucësh.

Jennifer Aniston- Rachel e famshme nga ‘Friends’ para famës botërore, bëri para si kamariere dhe në shitjet e telefonave.

Lady Gaga – Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshe, ajo ishte një kamariere në një mensë në Manhatan.

Pink – Deri në fillim të viteve 2000, këngëtarja e njohur ka shërbyer në një Fast Food.

Eva Mendes – Aktorja latine që në moshën 15-vjeçare ka nisur të punojë në një piceri, ndërsa sot është një prej aktoreve më të njohura.

Brad Pitt – Sot ai është një prej aktorëve më të rëndësishëm të Hollywood, por më parë ai vishej si gjel në një restorant për të argëtuar njerëzit.  Para se t’i hynte botës së filmit, ai shiti frigoriferë, kishte shëtitur personat e njohur me limuzinë dhe më pas kishte bartur kostumin e pulës për një zinxhir të ushqimit të shpejtë.

Jim Carrey– Kur Carrey ishte 16 vjeç, ai vendosi të braktisë shkollën dhe të fillojë të mbështesë familjen e tij përmes shfaqjeve stand-up.

Jennifer Lopez- Kur Jennifer ishte vetëm 18 vjeç, ajo u grind me nënën e saj dhe shkoi të flinte në një divan në një studio vallëzimi. Dëshira e Jennifer për të ndjekur karrieren e kërcimit ishte e madhe. Vetëm pak muaj më vonë, ajo mori një ofertë pune si kercimtare në Europë.  Kur u kthye, ajo u zhvendos në LA pasi fitoi një konkurs kombëtar për një vend vallëzimi në serialin televiziv popullor In Living Color si një nga “Fly Girls”. E gjithë kjo ndodhi brenda një viti. Një shembull tjetër i asaj që ndodh kur zgjedh të ndjekësh ëndrrën pavarësisht nga vështirësitë që has në jetë.

Charlie Chaplin- Në moshën 14-vjeçare, ai e gjeti veten të varfër dhe të vetëm, duke fjetur në rrugë dhe duke kërkuar ushqim. Gjithçka që mund të bënte ishte gjetja e strehimit në komedi, duke u fshehur pas lotëve të kllounit. Ai vazhdoi të bëhej komediani i parë që u admirua dhe u vlerësua nga miliona njerëz .

Tom Cruise– Para se të fillonte punën si aktor, Tom Cruise kishte dashur të bëhej prift dhe ka punuar edhe si portier në hotel. Ylli i filmave “Mission Impossible” i ri ka shpërndarë gazeta në Kentucky. Ndërsa më vonë është paraqitur në një manastir për t’u bërë prift, por duket se ajo punë nuk i ka shkuar për dore dhe më pas është përfshirë në aktrim.

Nicki Minaj- Këngëtarja zbuloi në vitin 2014 se ajo u shkarkua nga puna e saj në Restorantin Red Lobster para se të fillonte karrierën e saj muzikore.

Sandra Bullock- Bullock dhe Jennifer Coolidge punuan së bashku në një restorant para se të ishin të famshëm.

Mariah Carey- Këngëtarja e këngës “Hero” ka punuar si kamariere kur u zhvendos për herë të parë në qytetin e New York-ut. Pavarësisht se u fut me përulësi në botën e punës, si mirëmbajtëse në një dyqan veshjesh, punë të cilën e humbi shpejt për shkak të mungesës së dëshirës.

Gwen Stefani– Para se grupi “No Doubt” të shpërthente në botën e muzikës amerikane dhe suksesi t’i ndryshonte jetën lideres së tij, Gwen Stefani punonte në një pastiçeri bashkë me vëllain Erik. Të dy bashkë alternoheshin duke iu shërbyer klientëve.

Jon Bon Jovi- Një ndër kantautorët më të mëdhenj të muzikës rock, Bon Jovi është marrë për një kohë shumë të gjatë me dekorimin e ambienteve për festat e fundvitit. Ishte një punë që i linte kohë të lirë gjatë gjithë vitit, por me paratë e fituara, këngëtari i hitit “Dead or Alive”, regjistroi këngën e tij të parë “R2-D2, We Wish You a Merry Christmas”, në vitin 1980.

Kanye West- Para se t’i dedikohej muzikës rep ai punonte në shërbimin ndaj klientit në një nga dyqanet e veshjeve “Gap”.

Puff Diddy– Shumë kohë para se të ndryshonte emrin, manjati i hip hopit amerikan, Sean “Diddy” Combs punonte në restorantin “El Torito”, ku pastronte banjat. E kush do ta kishte menduar se ai do të bëhej miliarder?

Shania Twain- Ka punuar në fast food-et e linjës më të famshme në botë “McDonald”.

Kurt Cobain- Para se të shkonte drejt suksesit me grupin Nirvana dhe hitin “Smells Like Teen Spirit”, Kurt Cobain ishte vetëm një portier shkolle në qytetin e tij, Aberden, në shtetin e Uashingtonit.

Sylvester Stallone- I forti i ekranit e ka nisur karrierën me një ‘film për të rritur’ (“Italian Stallion”), nga i cili përfitoi 200 dollarë. Ai ka punuar edhe në një kopsht zoologjik si pastrues i kafazeve të luanëve. Në një periudhë të jetës së tij, Sly ka qenë aq i varfër saqë është detyruar që ta shesë qenin e tij për të mbijetuar. Ai ka punuar edhe si roje në një kinema, po ashtu edhe në një dyqan ushqimor.

Johnny Depp- Ai  dikur ka bërë shitje përmes telefonit si dhe ka shitur lapsa kimikë.

Andrea Bocelli- Tenori i famshëm italian është me profesion avokat. Ai gjithmonë e ka dashur muzikën, por para famës, karriera e vetme që ka mundur ta ketë ka qenë ajo juridike. Në moshë 30-vjeçare, Bocelli ka punuar si avokat gjatë ditës, ndërsa natën ka kënduar në një bar.