NJË UDHNAJË DIELLORE

 -Rreth librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” të poetit Ramiz Lushaj, botim i EMAL. Tiranë, 2018 –

Ramiz, urime!

Më ke mrekulluar sot. Një homeriadë e shkëlqyer e trojeve epike. Një ndërlidhje brezash në rrfanat e historisë. Portrete kreshnikesh e urtarësh. Kalorës të lirisë. Një enciklopedi e koncentruar në vargje brilante.

E gjitha me një udhnajë diellore lidhet si në epet e hershme. Vargje gjithëfarë nuancash, ngjyrash figuracione marramendës, rudina e lirizmit e shkambi i epizmit në këtë lavër tuaj shpirtërore tejet të suksesshme e në maja rrezatore cilësore.

Urime për këtë botim dinjitoz!  Suksese mik!

Fran UKCAMA

Poet. FIER