Grupi ABBA i hitit “Money-Money” rikthehet pas 35 vitesh

Dancing Queen”, “Mamma Mia”, “Money-Money”, hitet e viteve ’80 duket se do të rikthehen pas plot 35 vitesh.

Grupi legjendar suedez ABBA mësohet se do të ribashkohen pas më shumë se 3 dekadash larg skenës botërore për disa projekte të reja muzikore.

Anëtarët e bandës Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson and Anni-Frid Lyngstad janë shprehur se pas rikthimin janë ndjerë sikur nuk kanë ndaluar kurrë së kënduari.

Kuarteti suedez tha se materiali i ri ishte një “pasojë e papritur” e vendimit të tyre të fundit për të realizuar një turne të “realitetit virtual”.

“Të katërt ne menduam se, pas rreth 35 vjetësh, mund të ishte kënaqësi të bashkoheshim përsëri dhe të shkonim në studio”, tha grupi në Instagram. Do të ishte si të ndalnim kohën”.

Nuk është dhënë asnjë datë e lançimit për këngët e reja, por njëra prej tyre, e titulluar “I Still Have Faith In You” (Unë ende kam besim tek ty), do të lëshohet në dhjetor, në një transmetim televiziv special nga BBC dhe NBC.

Grupi ABBAA, i cili e ka marrë emrin nga bashkimi i inicialeve të katër protagonistëve, u krijua në vitin 1972 në Stokholm të Suedisë, nga Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson, and Anni-Frid Lyngstad.

Disku i tyre “Great Hits” i publikuar me sukseset e viteve ’80 u publikua në vitin 1992 dhe ishte më i shituri në gjithë botën.

ABBAA është e pranishme edhe në kolonën zanore të disa filmave. Mjafton të kujtojmë filmin që ka marrë emrin nga një këngë, “Mamma Mia” dhe që në vitin 2008 ishte më i shikuari në Mbretërinë e Bashkuar, aq sa tashmë është realizuar edhe vazhdimi me një film të dytë.

 

Albumet e grupit ABBA:

Ring Ring (1973)

Waterloo (1974)

ABBA (1975)

Arrival (1976)

The Album (1977)

Voulez-Vous (1979)

Super Trouper (1980)

The Visitors (1981)

Këngët më të njohura të grupit:

“Chiquitita”

“Dancing Queen”

“Does Your Mother Know”

“Eagle”

“Fernando”

“Gimme! Gimme! Gimme! (A Man After Midnight)”

“I Do, I Do, I Do, I Do, I Do”

“I Have a Dream”

“I Wonder (Departure)”

“Knowing Me, Knowing You”

“Mamma Mia”

“Money, Money, Money”

“One of Us”

“Ring Ring”

“So Long”

“SOS”

“Summer Night City”

“Super Trouper”

“Take a Chance on Me”

“Thank You for the Music”

“The Day Before You Came”

“The Name of the Game”

“The Visitors”

“The Winner Takes It All”

“Voulez-Vous”

“Waterloo”