Pa shkollë por të famshëm

Shkollën nuk e kanë përfunduar edhe një numër i madh i yjeve të Hollywood-it, muzikantë, dhe persona të tjerë të famshëm, por kjo nuk i ndaloi që të arrijnë famën.

Bill Gates, Mark Zuckerber dhe Steve Jobs

Tre njerëzit më të famshëm të teknologjisë janë futur në histori edhe për këtë. Ata s’kanë diploma, por janë njerëzit që kanë një ndikim të pamohueshëm në jetën e qindra miliona njerëzve. Bashkëthemeluesi dhe kreu i “Microsoft”-it, Bill Gates braktisi Harvardin. Po kështu edhe Mark Zukerberg, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i “Facebook”. I ndjeri, Stiv Jobs, bashkethemeluesi i “Apple”, rezistoi në universitet vetëm gjashtë muaj.

Charlize Theron

Aktorja që ka fituar Oskar, Charlize Theron vjen nga një qytezë e vogël në Afrikën Jugore, e kur kishte shkuar në shkollë, ishte ngacmuar për stilin e flokut, syzet e çuditshme dhe veshjen. Për “People” ka thënë, “Vërtet kam pasur syze të çuditshme, sepse isha pothuajse e verbër dhe djemtë nuk më dëshironin”. Ajo po ashtu ka thënë se “pak a shumë ishte e çoroditur në shkollën fillore”, por kur kishte shkuar në shkollë të mesme, pak a shumë ishte ‘imune’. Në moshën 6 vjeçe, ajo ka zgjedhur kontratën për të shkuar në Milano, në vend të shkollës.

Cameron Diaz

Ishte e vështirë të ekuilibroje një agjendë të ngjeshur të punës me shkollën, prandaj ishte arsyeja përse shumë të famshëm gjenden në këtë zgjedhje që duhet bërë, dhe Cameron Diaz është një tjetër yll që iu desh të zgjidhte midis kontratës si modele dhe shkollimit. Kur ajo ishte 17 vjeçe, kishte nënshkruar me “Elite Model Management” dhe kishte vendosur ta ndiqte ëndrrën, para se të qëndronte në shkollë, ku rrihej shumë. “Zakonisht jam rrahur me djem, më shumë se me vajza, për ndonjë arsye, djemtë pëlqenin të rriheshin me mua. Ka ndodhur të më vinin nga pas dhe të mi shkulnin flokët’.

John Travolta

John Travolta u largua nga vendlindja e tij në Nju Xhersi për në Nju- Jork dhe të punojë si aktor. Asokohe ishte vetëm 16 vjeç, dhe sipas ‘Parade’, ky ishte viti kur kishte gjetur punë te produksioni i “Bye Bye Birdie”. Por, në fakt nuk ishte vendim i vështirë për Travolta-n, që ta linte shkollën për aktrim, sepse sipas ‘Slice’, ai i kishte thënë njëherë që ishte “një student mesatar”. Ai vazhdon, “Jo shumë miq të mi më njihnin me atë që merresha. Merresha me futboll dhe me basketboll, por jo të gjithë e dinin se natën merresha me aktrim”.

Keanu Reeves

Keanu Reeves dashurinë e tij për aktrim e gjeti në fëmijëri, por sipas “CBS News”, vetëm atëherë kur ishte përjashtuar nga shkolla në moshën 16 vjeçe, kur i ishte përkushtuar industrisë së argëtimit. Arsyeja ishte se, ai kurrë nuk kishte ndjerë se po përshtatej me shkollën. Reeves për “Daily Mail” ka thënë, “Ishte një shkollë e vogël, dhe me gjasë nuk po përshtatesha në të. Kisha konflikte me stafin. Drejtori dhe unë nuk e shikonim njëri tjetrin në sy”. Me sa duket, arsyeja e krejt kësaj ishte se aktori nuk ndalonte së shtruari pyetje. Ai ka thënë, “Nuk ndaloja së bëri pyetje edhe kur e dija se do të më fusnin në telashe”.

Kristen Stewart

Me gjasë e njihni aktoren Kristen Stewart falë rolit të saj si Bella Swan në sagën “Twilight”, por edhe si fëmijë ishte aktore, me disa nga meritat e saj të para në filmat e mëdhenj, si: “Cold Creek Manor”, “Panic Room” dhe “The Safety of Objects”. Pasi aktrimin e filloi si shumë e re, ajo kishte munguar në shumë orë mësimi. “Isha e lumtur që e braktisa shkollën. Po mungoja në shumë orë mësimi, kështu që më ngelnin”. Ajo po ashtu kishte thënë se një arsye ishte pasi “nuk kalonte mirë me fëmijët e moshës së saj”.

 

Chris Rock

Chris Rock ka braktisur shkollën kur ishte në klasën e dhjetë, ai nuk kishte mundur të rrinte në shkollë dhe sipas komikut, ishte ngacmuar shumë. Ai te Oprah kishte thënë se ngacmimet kishin filluar në klasën e dytë dhe se kishin zgjatur deri në klasën e dhjetë, që ishte edhe viti kur kishte braktisur gjithçka. Rock kishte përdorur humorin e tij për t’i mbuluar ngacmimet, por e ka pranuar se shkolla ishte traumë për të. “E kam përfunduar këtë temë, por aso kohe ishte keq. Shkolla ishte krejt bota për mua”.

Jim Carrey

Jim Carrey e la shkollën për shkak se ishte i detyruar për këtë. Ai që në moshën 12-vjeçare për shkak të situatës së rëndë financiare në të cilën gjendej familja, ishte i detyruar që të punësohet dhe t’i ndihmojnë buxhetit familjar.

 

 

Avril Lavigne

Këngëtarja Avril Lavinge hoqi dorë nga shkolla sapo e nënshkroi kontratën për albumin e saj të parë, ndërsa njëjtë sikur ajo veproi edhe Christina Aguilera të cilën nëna e ndali nga shkolla, pasi që fëmijët tjerë ishin xheloz në suksesin e saj.

 

Njëri nga aktorët më të preferuar të Hollivudit, Johnny Depp, ka hequr dorë nga shkolla sepse donte të bëhej një yll roku. Kur ishte 13-vjeç, ai i është bashkuar bendit lokal “Flame”. Dhe në moshën 15-vjeçe, ai përfundimisht kishte braktisur shkollën.

 

Catherine Zeta-Jones në moshën 15-vjeçe ka hequr dorë nga shkollimi dhe ishte zhvendosur në Londër, ku i është përkushtuar karrierës së aktrimit. Që nga fëmijëria ka luajtur në një teatër lokal, prandaj ajo e dinte se është aktrimi me të cilin dëshiron të merret.

 

Christina Aguilera

Christina Aguilera-n nga shkolla e largoi e ëma pasi që fëmijët ishin shumë xheloz për suksesin e saj. Dhe duket se këngëtarja shumë kishte vuajtur për këtë. Në një rast pati deklaruar se kishte kaluar nëpër tmerr gjatë shkollë së mesme. “Më mirë pajtohesha me djem se me vajza. Vetëm dy vajza flisnin me mua. Më vonë e mësova se edhe të dashurve të tyre ia ndaluan të flisnin me mua. Shkolla e mesme vërtetë ishte e vështirë”, pohoi Aguilera.

 

Paris Hilton

Në fund të shkollës së mesme nuk arriti as Paris Hilton. Flitej se ajo është përjashtuar për shkak të dehjes, të cilën edhe sot me kënaqësi e bënë. Por, trashëgimtarja e pasur, vet u mundua të fitojë para, e cila edhe sot, edhe përkundër reputacionit të keq, edhe më tutje po i shkon për dore.

 

Britney Spears

Para ngritjes dhe rënies së saj meteorike, këngëtarja e popit la shkollën e mesme “Kentwood High School” në Luiziana për të vazhduar karrierën muzikore.

 

Lindsay Lohan

Flokëkuqja e Hollivudit e la shkollën e mesme për t’iu kushtuar karrierës së aktrimit e sigurisht mbrëmjeve të shumta në shoqërinë e alkoolit.

 

Robert De Niro

Fansat e Vito Korleones mbase nuk e dinë që aktori i dashur nuk arriti ta përfundonte shkollën e mesme. Ai ndryshoi disa herë shkollën që para se të arrinte tek e mesmja dhe parapëlqente të rrinte me nje grup fëmijësh rruge në Italinë e Vogël, lagje e Manhatanit. S’kishte mbushur akoma 17 vjeç kur u largua nga bankat e gjimnazit. Fituesi i disa çmimeve “Oscar”, gjithsesi gjatë rrugës së artit e pa të arsyeshme t’u kthehej sërish studimeve. Ai mori leksione aktrimi në Li Strasbergs Studio dhe në Konservatorin Stela Adler.

 

 

Jay-Z

Jay Z mund të ketë “99 probleme”, por mungesa e një diplome të shkollës së mesme nuk është njëri nga to. Këngëtari i njohur, ishte një nga ata djemtë problematikë në shkollë, që vinte nga lagjet e Bruklinit dhe kishte probleme me drogën para se të gjente rrugën e tij të jetës në hip-hop. Tashmë një superstar, Xhei Zi ka një pasuri të vlerësuar prej 450 milionë dollarësh.