AI E PASTRON ÇDO DITË PËRMENDOREN E SHËN TEREZËS NË PRISHTINË

Sot takova tek shtatorja e Nënë Terezës në Prishtinë një burrë e humanist Shqiptar që per çdo ditë e pastron përmendoren e shënjtores Shën Terezë !

Ky humanist shqiptar më tregoi se pse e ban këtë gjest pa pagesë dhe për çdo ditë, se kjo shenjtorja jonë Shën Terezë ka lanë vepra të mëdha për mbarë botën , vepra të medha për Shqiptari, na ka zbardh fytyren krejt Shqiptarëve, – i tha ai me lotë në sy, z. Naim Dedushaj i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, një nga personalitetet e shquara të jetës politike e shoqërore të Kosovës e në Amerikë e Diasporat Shqiptare,

Shtatorja e Shën Terezës në Prishtinë është ngritur dhe sponsorizuar nga dy vëllezrit Gojçaj, Lekë e Pashko, nga Malësia, që jetojnë shumë vite ne SHBA, ndërsa organizimi është bërë nga unë (N. Dedushaj) se bashku me disa shqiptaro-amerikanë.

Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Shtatores të Nënë Terezës – e mbyll komentin e tij në FB, z. Naim Dedushaj, një nga veprimtarët atdhetarë e politik të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës në SHBA (Rali LURA).