Receta e ditës/Bukë të pjekura me qepë

Përbërësit:

80 gr qepë (të skuqura, të grimcuara)
3/4 filxhan çaji proshutë (e gatuar)
1/2 filxhan majonezë
3 gota djathë (djathë zviceran)
400 gr salcë domatesh
1 bukë (thekre, 500 gr)

Përgatitja:

Në një tas të madh kombinoni qepët, proshutën, majonezën dhe djathin zviceran.
Prejeni bukën në feta dhe shtoni mbi secilën prej tyre nga 1 lugë çaji salcë dhe përhapeni mirë.
Hidhni gjithashtu nga 1 lugë gjelle nga masa e përgatitur me qepë dhe djathë.
Renditini në një fletë për pjekje. Vendosini në furrë të piqen për rreth 12 deri në 14 minuta në temperaturën 175 gradë Celcius.
Largojini nga furra dhe janë gati për t’u servirur.