Grupi “Backstreet Boys” shënon 25 vjetorin e krijimit

Grupi “Backstreet Boys” u formua 25 vite më parë dhe ata kanë festuar përvjetorin me kujtime të publikuara në Instagram.

“Backstreet Boys “postuan në faqen e tyre në Instagram të premten, (20 prill) një fotografi nostalgjike duke shkruar: “Më 20 prill 1993, ne u bëmë Backstreet Boys. Nëse do të na thonit se 25 vjet më vonë ne do të vazhdonim të bënim muzikë së bashku, nuk do t’iu kishim besuar kurrë”.

Ata përfunduan postimin me një shënim shpresëdhënës për të ardhmen: “Kush është gati për 25 vite të tjera?”