Revista “Time” publikon listën e 100 njerëzve me më shumë ndikim për vitin 2018

Revista “Time” ka publikuar listën e saj të përvitshme të 100 personave me më shumë ndikim në botë, përfshirë një numër rekord femrash (45) dhe po ashtu edhe 45 persona nën moshën 40 vjeç.

Në listën e njerëzve më me ndikim në botë për vitin 2018, të botuar nga ‘Times’ është edhe aktorja e njohur Nicole Kidman që kryeson ndër emrat e artistëve. Revista ka zgjedhur që imazhin e saj ta përdorë për kopertinën e revistës.

Nicole Kidman është 50 vjece, ka qenë e martuar me Tom Cruise me të cilin u divorcua në vitin 2001. Momentalisht thuhet se është në lidhje me këngëtarin Keith Urban. Kidman është nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me burrin e parë Urban dhe dy i adoptoi kur ishte me Cruise.

Ajo u konsiderua femër me ndikim për kontributin që ka dhënë në botën e artit si aktore.

“Klasifikimi i “Time”, gjithnjë reflektim i momentit, duket i ndryshëm krahasuar me ata të mëparshëm”, shkruan kryeredaktori i “Time”, Eduard Felsenthal në një letër ku shpjegon se si revista e ka bërë përzgjedhjen.

“Ndikimi, gjithnjë e më shumë, nuk njeh më “zip code” të veçanta apo moshë minimale”, shton Felsenthal.

Revista i ka kërkuar bashkëpunëtorëve të saj të shkruajnë diçka për secilin nga 100 personat në listë. Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama thotë se ai është frymëzuar nga të mbijetuarit e tragjedisë në gjimnazin e Parklandit, të shndërruar në aktivistë, që organizuan marshimin kundër armëve të zjarrit.

Senatori amerikan, Ted Cruz, shkruan për Presidentin Trump: “Donald Trump është një granatë e hedhur në Uashington nga burrat dhe gratë e harruara të Amerikës”. 

Mes 45 grave të përzgjedhura janë aktivistet Tarana Burk, e cila themeloi lëvizjen MeToo dhe Nice Nailantei Leng’ete, e cila ka punuar për t’i dhënë fund përçudnimeve gjenitale të femrave në Kenia. Në listë përfshihen Rihana, Donald Trump, Princi Harry, Oprah Uinfrej, Roxher Federer, Tifani Hadish, Nikol Kidman dhe Xhenifer Lopez.