Përbërësit:
2,5 gota miell
125 gr margarinë
1/2 gotë niseshte misri
1/2 gotë sheqer
1 vezë
1 lugë gjelle uthull
1 lugë gjelle kos
1 pluhur pjekje
1 lugë vaj vegjetal
Për karamele:
150 gr margarinë
1 gotë sheqer
1 lugë gjelle ujë
100 gr çokollatë
Përgatitja:
Miellin hidheni në një enë, pastaj ia shtoni përbërësit e tjerë.
Nga masa e përgaditur formojmë topëza të vogla të cilat i vendosim në tepsi.
Gurabijat e pjekura i lëmë për ftohje dhe fillojmë ta përgatisim karamelin.
Në tigan e vendosim margarinën, sheqerin dhe ujin rreth 10 minuta e përziejmë në temperaturë mesatare.
Karamelin me ndihmë të lugës ia hedhim gurabijave, pastaj ia shtoni edhe çokollatën e shkrirë.
Kur të ngrihet çokollata atëherë gurabijat janë gati.
Ju bëftë mirë!