CILI E KA BËRË KOMEDINË HYJORE?

Nga BASHKIM KOÇI

(Ngjarje e jetuar)

Mësuesi i lëtërsisë paskësh qenë shumë i paaftë. Domosdo që e larguan dhe aty u komandua një mësues tjetër me shkollë të mbaruar para viteve ’90. Pra nga ata që dinin të zhvillonin mësim, por edhe të bënin vlerësim të drejtë për çdo nxënës.

-Kush e ka bërë Komedinë Hyjnore, kërkoi të testonte mësuesi nxënësit, për të parë e vlerësuar se në ç’nivel i kish lënë nxënësit në lëndën e letërsisë mësuesi i porsalarguar. Nxënësit heshtën. Madje ulën kokën të gjithë, duke e mbajtur atë midis dyarve.

-Hë, mund të më thotë kush e ka bërë Komeninë Hyjore?

Heshtje.

Pastaj mësuesi iu drejtua njërit, nga ata të bankës së parë.

-Hë, cili e ka bërë Komedinë Hyjore?

-Nuk e kam bërë unë zoti mësues, nuk e di…, por unë nuk e kam bërë, zoti mësues.

Mësuesi e mori vesh se në ç’gjendje ishte klasa dhe, ashtu i dëshpëruar, mori rregjistrin dhe shkoi në sallën e mësuesve. Aty ishte drejtori dhe z/drejtori.

-Si, pse qënke mërzitur, … në e dimë si në ç’gjendje është klasa. Aty kemi patur një mësues të papërgatitur, fare analfabet.

-Jo, por… Pyeta klasën kush e kish bërë Komedinë Hyjnore dhe ata ulën kokën të gjithë. Edhe njëri nga nxënësit që u përgjigj, tha “nuk e kam bërë unë”.

-Ndoshta ka patur të drejtë, u hodh drejtori, mund të mos e ketë bërë ai. Nuk duhet t’a kishe lënë me kaq.

-Unë them se duhet t’a ketë bërë ai, ndërhyri z/derjtori. Për deri sa ka thënë që “nuk e kam bërë unë” diçka duhet të dijë, diçka fsheh ai nxënës. Ngulmo një herë, bëj presion, dhe besoj se do ta gjesh kush e ka bërë ate Komedinë.

Mësuesi, sigurisht, ngulmoi për të gjetur cili e kish bërë Komedinë Hyjnore dhe në fund mori këtë  përgjigje: Drejtori, zëvëndësi i tij dhe mësuesi që ish larguar si i paaftë kishin mbaruar Universitetin “Kristal”.