TË NDERUAR MIQTË E MI BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË !

Ju vë në dijeni se në internet do të gjeni Portalin Limit.al.

Ju lutem ta vizitoni këtë portal dhe jam i bindur se ju vetë do të konstatoni se jeni para një portali serioz ku do gjeni shumëllojshmëri informacioni. Lajme, artikuj me pamje shkencore, historike, sociale, letrare, shëndetësi, kuriozitete, etj.

Në këtë Portal prodominojnë temat serioze që trajtojnë plagët e shoqërisë sonë, duke dhënë edhe mendime të vlefshme për zgjidhjen e shumë problemeve.

Politika shihet me syrin atdhetar, duke kritikuar dhe jo duke mbrojtur.

Shkrimet dhe botimet lexohen me kërshëri dhe po u fute në këtë Portal do të dësherosh ta ndjekësh çdo ditë.

Në këtë Portal nuk do gjeni shfaqje estravagande që nuk pranohen nga morali shqiptar, moral për të cilin kemi të drejtë të krenohemi para botës.

Kështu pra ky Portal do të bëhet mësuesi ynë për shumë probleme, por edhe kënaqësia jonë duke na lehtësuar nga problemet dhe hallet e përditëshme.

Udhë të mbarë Portalit Limit.al, nderime dhe vlerësime krijuesit dhe drejtuesve të tij me në krye personalitetin e shquar të kulturës sonë zotninë e nderuar Ramiz Lushaj. 1)

 

Enver MEMISHA LEPENICA – Mjeshtër i Madh, historian

 

Tiranë, 12 prill 2018

_________________________

1).-Marrë nga faqja e tij në facebook.