Ngrihu kundër fatit

Poezi nga Elisabeta Gockaj

 

Përse vendi po lëngon,

kush ka faj !?

Kush e ropi, kush e shqeu, kush e ha!

Okupatorët i perzumë tash sa vjet,

me gjakun që derdhën bijtë,

mbi këtë tokë të shenjtë.

Tashme sofra rrotullohet në mes qielli,

Shqipëria dash i mirë për rrebelin.

Ngrihu dhe ashtu i pjekur, mos lejo!

Bëhu fantazëm e heshtur dhe lufto!

Pse ta pranosh këtë fat që po të vret,

ngrihu kundër tij, të fitosh jetë!

me fantazmën fati nuk ka force,

ndaj lufto prej djajve veten ta çlirosh!