SI NA I MARRIN EUROT MALAZEZËT GJITHË LEZET!

Nga ILIR KADIA

Në Budva prej dje me mbesat, gruan, djalin, nusen, krushkun, krushkën, kushëririn me tre vajzat, gruan e tij, baxhanakun…. Plot shqiptarë hotelet malazesë! Për 40 euro fjetje, argëtim e ushqim e pije ka kufi! U nisëm nga Tirana e kur mund të ishim akoma në kthesat e Ballshit mbrritëm në hotel!

24 orë si në komunizmin që na ofrohej në propagandë dikur! Tavolinat plot, ha sa të duash! Birra në rubinet lumë! Pi sa të duash! Dielli falas! Shtrihu në shezlong sa të duash! Gjithshka falas! Se eurot i pagova në Tiranë! I harrove! Tani mbushe stomakun e rëndoji kapilarët me kolesterol, është falas!

Pse nuk ndejtëm për Pashkë në Shqipëri?! Dielli ndriçon më bukur! Më ngrohtë! Por… atë e bën eklips fatura në fund! Ku e ku më shtrenjt!

Se kapitalisti ynë vjen nga të qënit komunist dhe grykësia e tij është legjendare! Do të bëhet Frojd brenda 24 orësh me çmime që xhepi ynë nuk i mban!

Ndaj gëzoji eurot tona i dashur malazes! Çmallna me “komunizmin” e ëndrrës!