Tregu evropian do të pasurohet me verërat e bodrumeve të Rahovecit

Intervistë e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smail Latifi dhënë Naile Ejupit për gazetën “Bota Sot” të 4 prillit 2018 (Fragment)

Komuna e Rahovecit njihet si vend i rrushit, ndërkaq prodhimet e rrushit të kësaj komune tashmë njihen edhe në vendet e tjera të botës. Gazeta “Bota Sot” ka realizuar një intervistë me Kryetarin e Rahovecit, i cili ka treguar se janë duke punuar që verërat e kësaj komune të prezantohen në tregjet evropiane.

Janë bërë tashmë 100 ditë, që Smail Latifi ka marrë mandatin si kryetar i Rahovecit, ndërkaq ai ka deklaruar, se komunën e ka gjetur me shumë projekte të paprekura dhe me borxhe…

…..

“Bota sot”: Komuna e Rahovecit njihet për kultivimin e rrushit, a do të rriten subvencionet bujqësore për këtë komunë?

Smail Latifi: Komuna e Rahovecit posedon mbi 3200 ha me vreshta, e që sipërfaqet me vreshta janë në rritje të vazhdueshme. Aktualisht subvencionet për 1 ha janë 1000€ për vreshta dhe 300 € për 1 ha perime dhe ne kemi bërë presion të vazhdueshëm që kjo shumë të rritet. Përveç subvencioneve nga Ministria, ne jemi duke shikuar mundësinë që edhe si Komunë të ju dalim në ndihmë vreshtarëve e perimtararëve si në pleh kimik, serra, pesticide për spërkatje, e gjëra të tjera që u bëjnë më të lehtë punët.

“Bota sot”:  Sa jeni duke punuar që vera e Rahovecit të njihet edhe më shumë në botë?

Smail Latifi: Komuna e jonë është duke punuar që verërat e bodrumeve të Rahovecit ta bëjnë prezantimin e tyre në tregun evropian, së fundmi verërat e Rahovecit janë prezantuar në Mynih të Gjermanisë në festivalin Ditët e Ballkanit, ku shumë njerëz kanë shijuar verën e kultivuar në vendin tonë. Në këtë aktivitet janë bodrumet si: Stone Castle, Haxhijaha, Sefaëine, Daka e Kosova.

Për ta promovuar verën tonë, në Rahovec që disa vite mbahet edhe festivali tashmë mirënjohur që ka marrë edhe vëmendje ndërkombëtare “Hardh Fest”, i cili themeluar për këtë qëllim, si një promotor shumë i rëndësishëm vreshtar dhe prodhimit të verës shumë kualitative.

 

Z. Smajl Latifi – kryetari i komunës së Rahovecit