DIMËR APO…

Në lumin e gjatë të kapërcyer tejpërtej,
shikoj vargue pa nderprerë plisa burrash,
n`vendose krejt të çrregullt.
Ujërat e mbushur me lisa rrajëdalë,
tërheq lumi i turbullt rrjedhes pa nda.
Unë në breg të lumit herë n`lindje herë n`përendim,
numëroj lisnajat, plisat shkumzimin e lumit.
Dëbora binte, rrallë pushonte,
dimri përcillte breshër e shtërngatë.
Dëgjoja gërhitjet e maleve n`prag t`mjerimit.
Hanën e shkruaja në rrathë bore,
diellit i fryeja s`ndizet.
Dimri i akullt s`tundet,
hija e tij prej mjerimi,
malet gjunjëzon.

Hasan SELIMI