Përbërësit (për rreth 40 biskota):
250 gr gjalp lope pa kripë
2 filxhanë çaji (me vëllim rreth 240 ml, që nuk janë shumë të mëdhenj) miell gruri për çdo përdorim
sheqer pluhur (gjysmë filxhan çaji për brumin dhe 1 filxhan për të lyer biskotat nga jashtë) paketim gjysmë kg.
140 gr bajame (rreth një filxhan çaji)
vanilje (1 zarf vanilje me sheqer)
Përgatitja:
Gjalpi duhet të jetë i zbutur në temperaturë ambienti.
Bajamet i vendosim në ujë të nxehtë për 15 minuta derisa të mund t’ju hiqet kollaj lëkura. Pasi i kemi pastruar te gjitha nga lëkura, i pjekim në furrë te nxehtë derisa të marrin pak ngjyrë, rreth 10 minuta. Më pas i grijmë hollë në mikser (duhet të bëhen si miell i trashë). Përziejmë miellin, sheqerin pluhur, vaniljen dhe bajamet e grira. Më pas shtojmë gjalpin duke e ndarë copa-copa. Me duar përziejmë dhe gjalpin me përbërësit e tjerë derisa të formohet një brumë homogjen.
Mbulojmë një tepsi me letër furre dhe përgatisim biskotat në formë topthash të vegjël. Madhësia duhet të jetë pak më e madhe se një kokërr arre. Duhen vendosur 2-3 cm larg njëra tjetrës që të mos ngjiten gjatë pjekjes.
Biskotat piqen në furrë të para ngrohur në 170-180 gradë për 20-25 minuta. Nuk është problem nëse ju duken pak të buta kur i nxirrni nga furra. Pasi janë pjekur i heqim me kujdes nga tepsia që të mos thërmohen dhe i lemë të ftohen për 2-3 minuta. Pasi janë ftohur pak, i lyejmë me sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!