Mid’hat Frashëri në një botim të ri

Në Tiranë u zhvillua aktiviteti i përurimit të veprës së dytë të Mid’hat Frashërit, pjesë e kolonës prej 13 vëllimesh, botim i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Pas fjalës përshëndetëse të autorit dhe historianit, profesor Uran Butkës pati edhe kumtesa të tjera në nder të gjeniut të historisë shqiptare.

Historiani Uran Butka e vlerësoi si një pasuri e madhe kulturore ende e panjohur apo e varrosur, që i kthehet kombit dhe kulturës shqiptare, tanimë në vëllimin e dytë. Pra, mund ta quajmë kthimi i mbramë i Mid’hat Frashërit.

Nderuan me fjalën e tyre personalitete si Akademik Beqir Meta, Afrim Krasniqi dhe Agron Tufa.

Pas suksesit të vëllimit të parë, ISH “Lumo Skëndo” pohon se, jemi të lumtur që i shtojmë bibliotekës së secilit prej jush një thesar tjetër, vëllimin e dytë.

Falenderojmë sponsorin kryesor të këtij botimi IDS dhe z. Kadri Morina, president i EUROSIG. Librin mund ta gjeni në çdo librari.